10 persona shkuan për t’i rrëmbyer djalin në lokalin e tij, Ismaili ndërhyri për t’i ndalur!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 08.05.2026, 10:29

Një konflikt i rëndë i ndodhur në një lokal pranë karburantit në Sarandë ka përfunduar me vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili. Sipas të dhënave paraprake, viktima nuk ishte i përfshirë drejtpërdrejt në sherrin fillestar, ndërsa në ambientet e lokalit kanë hyrë të paktën 10 persona që kërkonin të rrëmbenin një person me të cilin kishin konflikt, i dyshuar për çështje pronësie.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se situata është tensionuar pasi Rexhep Ismaili ka ndërhyrë për të mbrojtur personin që ndodhej në lokal, duke u thënë autorëve: “Djali është në shtëpinë tonë dhe nuk e prekni dot këtu”. Pas kësaj, konflikti ka degraduar në përdorim arme, duke i marrë jetën 66-vjeçarit.

Në vendngjarje autorët kanë lënë edhe një automjet, i cili pritet të ndihmojë grupin hetimor në identifikimin e tyre. Ndërkohë, reagim për ngjarjen ka bërë edhe Shoqata Çamëria, e cila e cilësoi Rexhep Ismailin si një zë të palëkundur të çështjes çame.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit