20 MILIARD LEKË ka përfituar çifti i krimbur në para Alma dhe Nikolin Nikoqiri për të ushqyer të sëmurët në QSUT

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 08.05.2026, 10:46

Alma Tafani, ish-bashkëshortja me letra e Nikolin Jakës (aka Nikolin nikoqiri), oligarkut të kompanisë së bylmetit ZEPA Natyral, dyshja e denoncuar ndër vite nga JOQ Albania për standardet skandaloze të punës, si në ushqimin e të sëmurëve e po ashru edhe në pastrimin e çarçafëve të spitaleve, kanë histori të gjatë zhuli mbi shpinë.

Mjafton të rikujtojmë se në një video të publikuar disa vite më parë nga JOQ, furgonët e kompanisë së bylmetit ZEPA NATYRAL funksiononin si transportues të çarçafëve të pisët të spitaleve të vendit, nga ku mori edhe nofkën oligarku Jaka.

Duket se që nga ajo kohë nuk ka ndryshuar asgjë për çiftin, literalisht të krimbur në para.

Tafani e cila mori përsipër barrën e fajit për Nikolinin, është e vetmja e përmendur në skandalin e helmimit të punonjësve të akademisë së policisë, me krimbat që kishin pushtuar ushqimin, ndërkohë që oligarku ka mbetur i paprekur.

Vetëm nga QSUT, pa llogaritur institucionet e tjera shtetërore çifti Jaka-Tafani ka përfituar mbi 18 MILIARD LEKË pa TVSH për të ushqyer të sëmurët në këtë spital ndër vite.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit