Një procedurë prokurimi me vlerë marramendëse sapo është mbyllur në Spitalin Universitar të Traumës me drejtoreshë Edlira Boden, duke ngritur pikëpyetje mbi kapacitetet reale të kompanisë fituese. Tenderi me objekt shërbimin e pastrimit për një periudhë 3-vjeçare, i është besuar operatorit "AIR" SHPK, me një ofertë prej gati 2,5 Miliard Lekësh pa TVSH.
Ajo që bie në sy në procesverbalin e shpalljes së fituesit nga Linda bukuroshja e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara është shënimi i kompanisë fituese "AIR" me zotërues Alban Meça dhe Joriana Xamo, me subjekt mbështetës: "SILVER" me zotërues Linard Balanin.
Interesant është fakti se AIR shpk ka patur zotërues të mëparshëm oligarkët e Shëndetësisë Engjëll Hoxha dhe Hervin Fora
Në gjuhën e prokurimeve publike, përdorimi i një subjekti mbështetës (i njohur edhe si mbështetje në kapacitete) ndodh kur kompania që garon nuk i plotëson dot e vetme kriteret e forta të vendosura në tender. Këto kritere zakonisht lidhen me kapacitete Teknike, kur kompania fituese mund të mos ketë numrin e mjaftueshëm të makinerive, pajisjeve specifike apo certifikimeve të kërkuara apo përvojë të mëparshme, kur mund të jetë kërkuar një xhiro e caktuar vjetore ose kontrata të ngjashme në të kaluarën që "AIR" sh.p.k. nuk i ka pasur në portofolin e saj.
Në këtë rast, "SILVER" sh.p.k. ka shërbyer si "garant" tekniko-ekonomik. Sipas ligjit, kjo do të thotë se "AIR" sh.p.k. "ka marrë me qira" përvojën ose mjetet e "SILVER" për të fituar pikët e nevojshme në vlerësim.
Përdorimi i subjekteve mbështetëse shpesh shihet me dyshim në investigimet mediatike për disa arsye...
A do t’i kryejë vërtet punët kompania "AIR", apo është thjesht një emër në letër ndërsa puna dhe paratë kontrollohen nga subjekti mbështetës? Ky mekanizëm lejon kompani pa përvojën e duhur në sektorin e shëndetësisë të marrin kontrata madhore, duke u "fshehur" pas licencave të një subjekti tjetër.
Oferta fituese ka një diferencë me 0.9% pranë fondit limit. Pse 4 operatorët e tjerë konkurrues nuk arritën të ofronin një çmim më konkurrues, apo kemi të bëjmë me një garë të paracaktuar?
Kontrata është parashikuar për 3 vite. Kjo do të thotë se Spitali i Traumës do të jetë i varur nga ky binom kompanish ("AIR" & "SILVER") për pastrimin e ambienteve të tij deri në vitin 2029.
Të gjithë operatorët e tjerë në garë janë skualifikuar nga AK dhe të gjithë kanë bërë ankesë për kualifikimin e AIR shpk, e cila nuk është marrë parasysh dhe sërish kjo kompani është shpallur fituese.
