Shkodrani mban këlyshin e ariut në oborr si kafshë shtëpiake

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 07.05.2026, 13:15

Pamje që kanë shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale janë publikuar nga lagjja Dobraç në Shkodër, ku shihet një këlysh ariu i mbyllur brenda një oborri të rrethuar me mur tullash.

Në videon që po qarkullon gjerësisht online, ariu i vogël duket teksa përpiqet të kacavirret në një portë me rrjetë, e vendosur për të ndarë dy ambiente të ndryshme brenda oborrit. Sjellja e kafshës ka ngjallur shqetësim dhe reagime të forta nga qytetarët, të cilët kanë shpërndarë pamjet në masë.

Deri më tani nuk dihet se si ka përfunduar këlyshi i ariut në pronësi private dhe as nëse autoritetet janë vënë në dijeni për rastin. Po ashtu, mbetet e paqartë nëse kafsha është marrë nga habitat natyror apo është mbajtur në mënyrë të paligjshme.

Pamjet kanë rikthyer diskutimet mbi mbrojtjen e kafshëve të egra dhe rastet e mbajtjes së tyre në ambiente të papërshtatshme, ndërsa qytetarët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve për verifikimin e situatës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit