Nisma mbetet jashtë listës së KQZ-së, gjithçka varet nga vullneti i PDK-së deri më 12 maj

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 08.05.2026, 10:27

Pas përfundimit të afatit mesnatën e mbrëmshme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, është konfirmuar se Nisma Socialdemokrate është në listën e partive që nuk do të garojnë si subjekt i vetëm në zgjedhjet e 7 qershorit.

Vet kreu i Nismës, Fatmir Limaj, mbrëmë bëri të qartë se pa një bashkim me Partinë Demokratike të Kosovës, partia e tij nuk do të jetë pjesë e garës.

Limaj deklaroi se Nisma ka marrë vendim që të mos garojë e vetme, duke e parë si zgjidhjen e vetme bashkimin në një front të përbashkët me PDK-në.

“Nëse nuk bashkohemi me PDK-në, ne nuk garojmë në këto zgjedhje. Bashkimi PDK-Nisma ia shton këtij koalicioni 30-40 mijë vota shtesë për shkak të sinergjisë që krijohet,” u shpreh Limaj, duke shtuar se Bedri Hamza mbetet kandidati më i mirë për kryeministër.

Ai tha se janë përgatitur edhe për opsionin e qëndrimit jashtë Parlamentit për katër vitet e ardhshme, nëse PDK nuk pranon ndërtimin e një liste të përbashkët.

Sipas tij, dorëzimi i listës së kandidatëve për deputetë nga subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) ka filluar më 2 maj dhe do të përfundojë më 12 maj 2026.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit