Menuja e ushqimeve që konsumuan 56 studentët që u helmuan nga SORI Al

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 07.05.2026, 12:17
56 studentë të Akademisë së Sigurisë përfunduan në spital pasi dyshohet se u helmuan nga vakti i drekës i shërbyer në ambientet e institucionit nga kompania private e kontraktuar, Sori-Al.
Bëhet me dije, se dreka nga ku dyshohet se janë helmuar përbëhej nga: sallatë perime të ziera, gjellë patate / tavë me presh, makarona / pilaf, mish, biskota, banane dhe bukë.
Ushqimi prodhohej në ambientet e garnizonit “Skënderbej” nga kompania private "Sori-Al", e lidhur me Alma Tafanin dhe ish burrin e saj, biznesmenin, kreun e Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka, dhe transportohej si catering drejt Akademisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit