Nëna e lindi në tualetin e spitalit, ndërron jetë foshnja shqiptare

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 07.05.2026, 11:51

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Ferizaj, ku një foshnjë e porsalindur ka humbur jetën vetëm pak orë pas lindjes. Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur më 5 maj, kur një 20-vjeçare dyshohet se ka sjellë në jetë foshnjën në tualetin e repartit të emergjencës.

Foshnja është gjetur në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për ta mbajtur në jetë, nuk ka arritur të mbijetojë. Rasti ka shkaktuar reagime të shumta dhe ka nxitur hetime nga autoritetet kompetente.

Ndaj 20-vjeçares janë ngritur dyshime për veprën penale “Vrasje e foshnjës gjatë lindjes”, ndërsa trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit po vazhdojnë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit