E trishtë: Gruaja lind në tualentin e Emergjencës në Ferizaj, foshnja s’arrin të mbijetojë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 07.05.2026, 10:59

Një foshnjë ka humbur jetën pasi dyshohet se ka lindur në tualetin e Emergjencës në Ferizaj.

Rasti ka ndodhur më 5 maj, rreth orës 19:45, në rrugën “Ramadan Rexhepi”.

Sipas Policisë, një grua e dyshuar, shtetase kosovare, dyshohet se ka lindur foshnjën në tualetin e Emergjencës. Foshnja ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ka ndërruar jetë pak kohë më pas.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, e ka konfirmuar rastin për Insajderin.

“Me vendim të prokurorit, foshnja është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion dhe procedura të mëtejshme hetimore, derisa e dyshuara ndodhet në spitalin e Gjinekologjisë në Ferizaj për shkak të gjendjes së saj shëndetësore”, tha Veseli.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit