Një ngjarje e rëndë dhe e përsëritur në skemat e tenderave publikë ka ndodhur brenda ambienteve të Akademisë së Sigurisë, ku 40 studentë dhe kursantë janë helmuar masivisht. Ajo që duhej të ishte një shërbim elitar për forcat e ardhshme të rendit, është kthyer në një skandal shëndetësor me prapavijë financiare miliona eurosh.
Burime zyrtare dhe dokumentet e prokurimit bëjnë me dije se kompania përgjegjëse për ushqimin është "Sori-Al" SHPK. Kjo kompani rezulton në regjistrat e biznesit në emër të Alma Tafanit, bashkëshortes së Nikolin Jakës, emri i të cilit qëndron pas këtij biznesi që ka shtrirë "tentakulat" në kateringun e institucioneve shtetërore.

Vetëm pak kohë më parë, kjo kompani ka përfituar një kontratë majme me vlerë 276 milionë lekë (pa TVSH). Kur kësaj shifre i shtohet edhe TVSH-ja, vlera që paguhet nga paratë e shqiptarëve shkon në rreth 3.5 milionë euro. Përkundrejt kësaj shifre galopante, studentët e policisë janë ushqyer me produkte që i kanë dërguar drejt shtretërve të spitalit me serume, të vjella dhe dhimbje të tmerrshme barku.

Pasojat e kësaj papërgjegjshmërie kanë çuar në veprimin e menjëhershëm të Policisë së Shtetit (Komisariati nr. 1), e cila:

Ky skandal nxjerr zbuluar dështimin e institucioneve për të monitoruar kontratat miliona eurosh. Si mundet që në një institucion të sigurisë së lartë, ushqimi të kthehet në mjet helmimi? Pyetja që shtrohet tashmë është nëse drejtësia do të shkojë deri te "kokat" e këtij tenderi, apo përgjegjësia do të mbetet vetëm te stafi i kuzhinës.