Studentët e Akademisë së Sigurisë u helmuan nga Alma Tafani e Sori-Al

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 07.05.2026, 09:16

Mbi 40 studentë të Akademisë së Sigurisë kanë përfunduar në spital pas dyshimeve për helmim ushqimor, pasi konsumuan drekën në ambientet e institucionit. Studentët kanë shfaqur shqetësime shëndetësore si të përziera, dhimbje barku dhe të vjella, ndërsa janë transportuar për ndihmë mjekësore. Pas marrjes së trajtimit, ata janë larguar nga spitali dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve paraprake, ushqimi për studentët ofrohej nga kompania “SORI-AL”, e cila kishte kontratë kateringu për furnizimin me tre vakte në ditë në Akademinë e Sigurisë. Administratorja e kompanisë është Alma Tafani, e njohur edhe si ish-bashkëshortja e kreut të Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka. Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga kompania lidhur me ngjarjen.

Komisariati nr. 1 arrestoi 2 persona, Kujtim Ballgjini 52 vjeç dhe Kristjana Plaka 23 vjeçe dhe shpalli 1 në kërkim pronaren e kompanisë për skandalin e helmimit të studentëve në Akademinë e Sigurisë. Burime bëjmë me dije se në pranga kanë rënë teknologia Plaka dhe kuzhinieri Ballgjini i kompanisë katering që shpërndante ushqimin në 3 vakte për studentët dhe shpalli në kërkim administatoren Alma Tafani.

Alma Tafani njihet si kuçedra që po bën kërdinë me tendera që nga viti 2014, jo për shkak të numrit, por për shkak të vlerave që arrijnë deri në 1 milionë USD një tender. Ish-bashkëshortja e kreut të Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka është denoncuar disa herë nga redaksia e JOQ Albania për tenderat me vlera marramendëse që ajo ka futur në xhep nga zyrtarë drejtues të lartë institucionesh shtetërore.

Pas incidentit, autoritetet shëndetësore dhe institucionet përgjegjëse kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e helmimit të dyshuar. Janë marrë mostra të ushqimit për analiza laboratorike, ndërsa pritet që rezultatet të përcaktojnë nëse ka pasur shkelje të standardeve të sigurisë ushqimore gjatë përgatitjes dhe shpërndarjes së vakteve.

A do të arrestohet pronarja e “SORI-AL” Alma Tafani dhe të përgjigjet para drejtësisë lidhur me helmimin e studentëve dhe tenderat e majmë me flamur të kuq?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit