U rrëzua aksidentalisht nga ura në Devoll, mbytet në lumë 60-vjeçari

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 07.05.2026, 08:38

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Devoll, ku një 60-vjeçar është gjetur i pajetë në lumë.

Sipas informacioneve paraprake, viktima ishte banues në fshatin Kurilë dhe kishte shkuar për vizitë tek disa të afërm në fshatin Vishocicë. Mësohet se ai kishte qëndruar deri në orët e vona në një lokal të zonës dhe, gjatë kthimit për në banesë, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga një urë.

Burime paraprake bëjnë me dije se 60-vjeçari dyshohet të ketë qenë në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes, fakt i konfirmuar edhe nga personat që kanë qenë me të në lokal.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor, të cilët pas këqyrjes paraprake kanë arritur në përfundimin se bëhet fjalë për një ngjarje aksidentale.

Ndërkohë, ekspertiza mjeko-ligjore pritet të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit