Në kërkim për kanosje me kallashnikov, 27-vjeçari kapet duke transportuar drogë me shokun në Vlorë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 07.05.2026, 08:27

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Vlorës, pasi u kapën në flagrancë duke transportuar lëndë narkotike me automjet. Njëri prej tyre rezultonte edhe person në kërkim për kanosje me armë zjarri.

Sipas Policisë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe kontrolleve intensive në terren, goditën një rast të posedimit të drogës me qëllim shitjen.

Në pranga u vunë shtetasit H. M., 30 vjeç, banues në fshatin Gjormë, dhe R. L., 27 vjeç, banues në fshatin Ramicë.

Të dy u ndaluan nga shërbimet e Policisë teksa qarkullonin me automjet në fshatin Gumenicë. Gjatë kontrollit të mjetit që drejtohej nga 30-vjeçari, efektivët gjetën rreth 800 gramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila dyshohet se do të shpërndahej për shitje.

Policia sekuestroi lëndën narkotike si dhe automjetin me të cilin po transportohej droga.

Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se 27-vjeçari R. L. ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Ai dyshohet se më 16 mars 2026 ka kanosur me armë zjarri kallashnikov shtetasin me iniciale A. B..

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në kërkim për kanosje me kallashnikov, 27-vjeçari kapet duke transportuar drogë me shokun në Vlorë

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit