Aksioni në burgun e Fushë-Krujës, sekuestrohen telefona dhe sende të ndaluara

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 07.05.2026, 08:08

Një aksion i befasishëm është zhvilluar në burgun e Fushë-Krujës nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në kuadër të kontrolleve për forcimin e sigurisë dhe disiplinës në institucionet e vuajtjes së dënimit.

Kontrolli ka nisur të mërkurën rreth orës 17:30 dhe ka përfunduar në orën 19:30. Gjatë operacionit, autoritetet kanë ushtruar kontrolle të imtësishme në ambientet e burgut, ku janë konstatuar dhe sekuestruar disa sende të ndaluara.

Sipas njoftimit zyrtar, janë gjetur 3 telefona celularë, 3 ora të modifikuara me funksion telefoni, mjete të improvizuara të mprehta, si edhe sende të tjera të palejuara brenda institucionit.

burgu i Fushë-Krujës, aksion blic, kontrolle në burg, Drejtoria e Burgjeve, telefona të sekuestruar, sende të ndaluara, siguria në burgje, Adriatik Kupi, Paulin Rajta, kontrolle në qeli, burgjet shqiptare, operacion në burg, mjete të mprehta, rendi në burgje, policia e burgjeve, lajme Shqipëri, Fushë-Krujë, aksion policor, disiplinë në burgje, kontrolle të befasishme

Në reagimin zyrtar, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thekson se kontrollet do të vijojnë me intensitet të lartë në të gjitha burgjet e vendit dhe se nuk do të ketë tolerancë ndaj shkeljeve të rregullave.

“Çdo tentativë për të cenuar sigurinë, rendin dhe rregullin në institucionet e vuajtjes së dënimit do të goditet menjëherë dhe pa kompromis. Askush nuk është mbi rregullat. Përgjegjësia do të jetë individuale dhe institucionale. Toleranca është zero”, thuhet në njoftim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit