Mësuesja terror nxënësve të klasës së parë: Vdeksh!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 06.05.2026, 22:58

Një ngjarje shqetësuese është denoncuar në një shkollë 9-vjeçare në zonën e Institutit Bujqësor, pranë Kamzës, ku prindërit pretendojnë se një mësuese ka ushtruar presion psikologjik dhe fyerje të vazhdueshme ndaj fëmijëve të vegjël.

Sipas denoncimeve të bëra bëhet fjalë për mësuesen kujdestare Rudina Mbjeshova, e cila, sipas prindërve, përdor gjuhë fyese dhe degraduese ndaj nxënësve të klasës së parë, duke krijuar një klimë frike dhe ankthi gjatë procesit mësimor.

Situata është bërë edhe më alarmante pas publikimit të një regjistrimi audio nga brenda klasës, ku dëgjohen komunikime të ashpra dhe etiketime të rënda ndaj fëmijëve. Në audio, mësuesja dëgjohet duke përdorur shprehje denigruese dhe mallkime ndaj nxënësve.

Pjesë nga biseda e regjistruar gjatë orës së mësimit:

Mësuesja: Sa here e ke lexuar mësimin po të pyes

Nxënësja: 1 herë

Mësuesja: 1 herë, vdeksh! Si mo një herë?! 7 plus 6 sa bëjnë?

Nxënësja: 15

Mësuesja: Sa re sa?

Nxënësit: 13

Mësuesja: 13 mo nga io gjeti 15 kjo? Moj ti torollake, 5 plus 9?

Po lëri mor fjalët të thashë, ua…

Ktheu re para ti, po se ngrita zërin të më dalë fyti mua nuk mbushni juve.

Prindërit pretendojnë se këto nuk janë raste të izoluara, por një sjellje e përsëritur, ku fëmijët përballen me ofendime si “torollake”, “budallenj”, madje edhe komente që prekin pamjen fizike apo prejardhjen familjare.

Në vend që klasa e parë të jetë një hapësirë e sigurt dhe mbështetëse për fëmijët që hedhin hapat e parë në arsim, ajo, sipas prindërve, është kthyer në një ambient presioni dhe frike.

Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga institucionet arsimore lidhur me këtë rast, ndërsa prindërit kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme dhe masa konkrete për të garantuar sigurinë psikologjike të fëmijëve në shkollë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit