“Më tha s’kam lekë, e prita për dy muaj”, shoferi i taksisë denoncon vajzën nga Kosova

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 06.05.2026, 23:09

Një shofer taksie i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast që, sipas tij, i ka shkaktuar dëm ekonomik dhe shqetësim prej muajsh.

Në videon e dërguar, ai tregon se i ka ofruar shërbim një kliente, e identifikuar si Valbona Bajraktari nga Prishtinë, e cila ka udhëtuar me taksi nga Tiranë drejt kryeqytetit të Kosovës, por nuk ka kryer pagesën për shërbimin.

Sipas tij, pasi mbërritën në destinacion, ai ka pritur për rreth 4 orë që klientja të shlyente detyrimin, por ajo i ka thënë se nuk kishte para. Ai shton se ka treguar mirëkuptim dhe i ka lënë kohë për pagesën, duke pritur për afro dy muaj.

“E kam telefonuar dhe i kam shkruar disa herë. Më thoshte ‘sot’, ‘nesër’, por në fund më bllokoi kudo,” shprehet ai në denoncim. Shoferi pretendon se shuma e papaguar është 160 euro dhe se, në komunikimin e fundit, është përballur edhe me fyerje nga ana e saj përpara se të bllokohej sërish.

Ai gjithashtu pohon se, sipas informacioneve që ka siguruar, vajza mund të ketë pasur sjellje të ngjashme edhe me persona të tjerë, megjithatë kjo mbetet e pakonfirmuar.

Qytetari i bën thirrje që rasti i tij të bëhet publik, me qëllim që të shmangen situata të ngjashme për shoferë të tjerë që ofrojnë shërbime transporti.

JOQ Albania publikon këtë denoncim siç është raportuar nga qytetari, ndërsa mbetet e hapur për çdo reagim apo sqarim nga pala e përmendur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit