Një rast i dhimbshëm është raportuar në qendër të qytetit të Belshit, ku një qenush i braktisur është parë në gjendje të rëndë shëndetësore, duke qëndruar në rrugë me një masë tumorale poshtë barkut.
Sipas qytetarëve, kafsha është braktisur nga pronari pikërisht në një moment kur kishte më shumë nevojë për kujdes dhe trajtim veterinar.
Qytetarët apelojnë për ndërhyrje të menjëhershme për shpëtimin e tij, duke kërkuar që kafsha të merret sa më shpejt nën kujdes veterinar dhe të fillojë trajtimin e nevojshëm.
Ata i bëjnë thirrje gjithashtu organizatave për mbrojtjen e kafshëve dhe vullnetarëve që të reagojnë urgjentisht, në mënyrë që qenushi të ketë një shans për shërim dhe një jetë më të mirë.