Lëvizte i armatosur, kapet në Rinas i dyshuari si pjesë e grupit të Marklen Hakës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 06.05.2026, 21:44

Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë mbrëmjen e kësaj të mërkure në zonën e Rinasit, gjatë një operacioni të zhvilluar nga forcat “Shqiponja”.

Burime bëjnë me dije se i arrestuari është Aurel Deliu, banues në Nikël, i cili dyshohet për lidhje me grupin e Marklen Hakës.

Sipas të njëjtave burime, ai është ndaluar teksa lëvizte me automjet dhe gjatë kontrollit i është gjetur një armë zjarri pistoletë, që e mbante me vete.

Në momentin e ndërhyrjes, 34-vjeçari nuk ka qenë i vetëm, por në shoqërinë e një personi tjetër, identiteti i të cilit ende nuk është bërë publik nga autoritetet.

Deliu rezulton një emër i njohur për policinë, pasi më herët ka pasur precedent penal. Në vitin 2021, ai është arrestuar në Tiranë së bashku me një tjetër shtetas, ndërsa dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim pasi nuk iu bindën urdhrit të policisë për kontroll.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për të hedhur më shumë dritë mbi aktivitetin e tij dhe për të verifikuar lidhjet e mundshme me persona të tjerë të përfshirë në veprimtari kriminale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit