Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e sotme fshatin Babunjë e Re në Divjakë, ku një aksident fatal i ka marrë jetën një fermeri 57-vjeçar.
Viktima është identifikuar si Kujtim Meçi, banor i zonës së Fier-Semanit, i cili po punonte në tokën e tij në momentin e tragjedisë.
Sipas informacioneve të para, 57-vjeçari po kryente punime bujqësore kur mjeti tip zetor me të cilin po punonte është përmbysur papritur, duke e zënë poshtë.
Për shkak të peshës së rëndë të mjetit dhe lëndimeve të marra, Kujtim Meçi ka ndërruar jetë menjëherë në vendin e ngjarjes, pa pasur mundësi që t'i jepet ndihma e parë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti tragjik që i mori jetën fermerit në krye të detyrës.