Belinda Balluku tregon forcën, vë në rresht ‘zarat’ e PS në Fier

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 06.05.2026, 17:37

Në një moment që duhej të ishte i mbushur me solemnitet dhe reflektim, homazhet për të ndjerin Servet Pëllumbi kanë nxjerrë në sipërfaqe përplasjet e brendshme në Partinë Socialiste. Në sfondin e një klime gjithnjë e më të tensionuar, ku rivalitetet brenda partisë duket se janë thelluar, një detaj i vënë re gjatë ceremonisë ka ngritur pikëpyetje mbi balancat e pushtetit.

Teksa drejtues, deputetë dhe mbështetës u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën një prej figurave historike të së majtës shqiptare, vëmendjen e të pranishmëve e tërhoqi një sjellje që duket si demonstrim force politik. Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, duket se ka marrë rolin e organizatores, duke vendosur në rresht deputetët socialistë të qarkut Fier dhe duke imponuar një lloj disipline që nuk kaloi pa u komentuar.

Ky veprim vjen në një kohë kur Balluku ndodhet nën hetim dhe është marrë e pandehur për “shkelje të barazisë në tendera”, në lidhje me dy prej projekteve më të diskutuara infrastrukturore në vend, si Unaza e Madhe dhe Tuneli i Llogarasë. Hetimet ndaj saj janë zgjeruar, duke shtuar presionin.

Në këtë kontekst, gjesti i saj në homazhe duket si përpjekje për të ruajtur kontrollin dhe për të treguar se mbështetja brenda strukturave të partisë vijon, pavarësisht zhvillimeve ligjore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit