Në qendër të kësaj skeme, qëndron emri i Rrok Gjokës, një figurë e njohur në korridoret e politikës dhe ekonomisë, i cili vepron me mbështetje të drejtpërdrejtë nga nivele të larta qeveritare, përfshirë edhe Belinda Ballukun.
Shifrat që publikohen janë alarmante: ndërtimi i një kilometri rrugë në vend arrin deri në 18 milionë euro, një kosto që tejkalon disa herë mesataren e vendeve të Bashkimi Evropian.
Pas një historie të debatueshme si ajo e Rrugës së Arbërit, gazetari thekson se i njëjti model po përsëritet me projektin e ri: koncesioni për aksin Kashar–Pezë–Lekaj, me vlerë 475 milionë euro për vetëm 26.6 kilometra.
Në Greqi, ndërtimi i 70 kilometrave autostradë në segmentin Janinë–Kakavijë kushton rreth 310 milionë euro, ose afërsisht 4.5 milionë euro për kilometër. Shqipëria po paguan disa herë më shumë për më pak kilometra dhe me standarde që shpesh lënë për të dëshiruar.
Sipas Almer Toskës, ky nuk është më një rast i izoluar, por një model i përsëritur, ku vendimet merren në mungesë transparence, përmes negociatave të mbyllura dhe një rrjeti marrëdhëniesh klienteliste mes politikës dhe biznesit.
Ai ngre gjithashtu dyshime të forta se vetëm nga fryrja e kostove mund të përfitohen deri në qindra miliona euro, një shifër që tejkalon çdo kufi të abuzimit dhe hyn në territorin e një skeme të mirëorganizuar për përvetësim fondesh publike.
Në këtë panoramë përmenden edhe emra të tjerë të njohur të biznesit, si Bashkim Ulaj, por pyetja kryesore mbetet ende pa përgjigje: kush janë përfituesit e vërtetë pas këtyre projekteve?