“I shtrojnë rrugët si petë byreku”, irritohet vlonjati: Sa lekë ishte tenderi?

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 06.05.2026, 15:13

Një qytetar ka ngritur tone të forta ndaj mënyrës se si po realizohen punimet rrugore në Vlorë, duke akuzuar për mungesë cilësie dhe transparence në përdorimin e fondeve publike.

Në denoncimin e tij drejtuar redaksisë, ai ironizon shtresën e asfaltit, duke e krahasuar me “një petë byreku”, ndërsa shtron pyetje të drejtpërdrejta: “Ku shkojnë taksat tona? Sa është vlera e tenderit për këto punime?”

Qytetari kërkon llogaridhënie nga Bashkia Vlorë dhe zyrtarët përgjegjës, duke përmendur konkretisht edhe Brunilda Mersini, që sipas tij duhet të japin shpjegime për cilësinë e dobët të investimeve në infrastrukturë.

Ai thekson se rrugët nuk mund të shtrohen “për sy e faqe”, ndërsa paralajmëron se nëse standardet nuk respektohen, dëmi do të bjerë sërish mbi qytetarët, të cilët paguajnë taksa për shërbime që duhet të jenë të qëndrueshme dhe cilësore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit