Në Astir kabina elektrike në mes të kryqëzimit kthehet në burim aksidentesh

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.05.2026, 14:55

Banorët e Astirit në Tiranë kanë denoncuar në redaksinë tonë një problem që sipas tyre, po zgjat prej kohësh pa zgjidhje nga institucionet përkatëse.

Sipas denoncimit të qytetarëve, në kryqëzimin pranë pallatit “Vila L” ndodhet një kabinë elektrike e dëmtuar, e vendosur në mes të rrugës, e cila po pengon seriozisht qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve. Banorët shprehen se kanë bërë disa ankesa në bashki, por deri më tani nuk është marrë asnjë masë konkrete.

Ata theksojnë se situata përkeqësohet sidomos gjatë reshjeve të shiut, kur rruga mbushet me gropa dhe bëhet edhe më e vështirë kalimi. Sipas tyre, kabina ka penguar përfundimin e plotë të rrugës dhe ka kontribuar në gjendjen e amortizuar të saj.

Gjithashtu, banorët denoncojnë edhe vendosjen e një semafori në të njëjtin kryqëzim, pranë kabinës elektrike, gjë që sipas tyre e rëndon edhe më shumë situatën e trafikut.

Ata apelojnë që autoritetet të marrin masa sa më shpejt për zhvendosjen e kabinës dhe rehabilitimin e rrugës, në mënyrë që të garantohet siguria e qytetarëve dhe normalizimi i qarkullimit në zonë.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje JOQ , jemi disa banore ketu ne astir , tek kryqezimi tek pallati Vila l edhe kemi nje shqetesim shum te madh Jemi ankuar disa here ne bashki edhe nuk po na japin asnje zgjidhje , eshte nje Kabin eleketrike ne mes te kryqezimit edh rruga me gropa edhe tani kan vendosur edhe semafor aty …Ju bejme me dije se kjo kabine elektrike e thyer eshte kthyer ne nje pengese serioze per qarkullimin e mjeteve dhe nje problem per kembesoret. Sa here qe bie shi, rruga fillon te mbushet me gropa, duke krijuar shume veshtiresi ne kalim, pasi gabina elektrike nuk ka lejuar perfundimin e plote te rruges. Gjendja e saj e amortizuar dhe mbeturinat perbejne rrezik per banoret. Kjo situate eshte raportuar disa here ne institucionet perkatese, por deri me tani nuk eshte marre asnje mase. Gjithashtu, eshte vendosur edhe semafor ne kryqezimin ku ndodhet gabina elektrike, siç shihet edhe ne foto.

Faleminderit juve esht Kabina ne mes te kryqezimit. Duhet ta heqin sepse esht burim aksidenti

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit