Noizy dhe i ati do dëshmojnë për lidhjen me Laert Haxhiun

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 06.05.2026, 14:51

Seanca në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ndaj Artan Tafanit dhe bashkëpandehurve të tjerë, të cilët akuzohen si pjesë e grupit të lidhur me Laert Haxhiun, nuk është zhvilluar sipas planifikimit. Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e avokatëve mbrojtës, çka ka detyruar gjykatën të shtyjë procesin.

Në këtë seancë pritej të jepnin dëshmi disa persona të thirrur nga prokuroria, mes tyre edhe reperi Noizy (Rigels Rajku) dhe babai i tij, Bashkim Rajku. Dëshmitë e tyre konsiderohen me rëndësi për ecurinë e hetimeve, duke qenë se çështja lidhet me një dosje të ndjeshme për opinionin publik.

Megjithatë është ende e paditur lidhja e reperit me eksponentin kriminal.

Gjykata ka caktuar seancën e radhës për datën 13 maj, në orën 11:00, ku pritet të rifillojë administrimi i provave dhe të vijojë marrja në pyetje e dëshmitarëve në këtë proces që mbetet nën vëmendje të lartë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit