SI SOT/ 621 vjet nga lindja e tij, a do të ishte krenar Skënderbeu për shqiptarët e sotëm?

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 06.05.2026, 14:57

Si sot e 621 vjet më parë lindi heroi kombëtar i shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në një familje fisnike të Dibrës. Ai konsiderohet si një nga figurat më të rëndësishme të historisë shqiptare dhe themelues i shtetit mesjetar arbëror, duke u shndërruar në simbol të rezistencës dhe bashkimit të popullit shqiptar në një periudhë të vështirë historike.

Skënderbeu u dallua si një strateg ushtarak i jashtëzakonshëm, i cili me një ushtri të vogël arriti të përballonte dhe të mposhtte disa nga ushtritë më të fuqishme të kohës, ato të Perandorisë Osmane. Pas fitores në betejën e Torviollit, ai korri një sërë suksesesh të rëndësishme dhe udhëhoqi për vite me radhë qëndresën nga Kruja, duke u bërë një figurë kyçe në historinë evropiane të shekullit XV. Në këtë periudhë ai forcoi edhe aleancat ndërkombëtare, përfshirë mbështetjen për mbretin Ferdinand të Napolit dhe pjesëmarrjen në përpjekjet e Papa Piut II për një kryqëzatë kundër osmanëve.

Gjergj Kastrioti Skënderbeu ndërroi jetë më 17 janar 1468 në moshën 63-vjeçare, por la pas një trashëgimi të fuqishme politike dhe shpirtërore që ndikoi thellësisht në vetëdijen kombëtare shqiptare. Figura e tij është vlerësuar edhe në Evropën Perëndimore si simbol i rezistencës dhe mbrojtjes së krishterimit në Ballkan, ndërsa epoka e tij mbetet një nga periudhat më të rëndësishme të historisë shqiptare.

Por sot, pas më shumë se gjashtë shekujsh, lind pyetja: a po e kuptojmë dhe po e nderojmë vërtet trashëgiminë e Skënderbeut në mënyrën që ai vetë do ta kërkonte nga ne? A mendoni se, po të ishte gjallë, Skënderbeu do të ishte krenar për popullin shqiptar të sotëm?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit