Makinat e parkuara pranë shkollës shqetësim për banorët te ish-Fusha e Aviacionit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.05.2026, 13:56

Një qytetare ka ngritur shqetësimin për një situatë të rrezikshme që, sipas saj, po përsëritet çdo ditë pranë shkollës “Dhora Leka” dhe kopshtit Nr. 64 “Xixëllonjat”, në zonën e ish-Fushës së Aviacionit në Tiranë.

Ajo thotë se automjete të ndryshme kalojnë në trotuar, duke e kthyer atë në një “rrugë alternative” dhe duke rrezikuar seriozisht sigurinë e fëmijëve, prindërve dhe stafit arsimor, veçanërisht në oraret e hyrje-daljeve nga institucionet arsimore.

Qytetarja thekson se trotuari, i cili duhet të shërbejë si hapësirë e sigurt për këmbësorët, po cenohet vazhdimisht nga shoferë që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Kjo situatë, sipas saj, ka krijuar frikë dhe pasiguri të përditshme për komunitetin.

Ajo kërkon ndërhyrje urgjente nga autoritetet, duke propozuar: ndalimin e menjëhershëm të qarkullimit të mjeteve në trotuar, shtim të kontrolleve nga Policia Rrugore, vendosjen e barrierave fizike për bllokimin e hyrjes së automjeteve si dhe sinjalistikë më të qartë dhe masa ndëshkuese për shkelësit.

Qytetarja apelon që siguria e fëmijëve të trajtohet si prioritet dhe kërkon zgjidhje sa më të shpejtë të problemit.

Denoncimi i qytetares:

Pershendetje JOQ. Po ju drejtohem me këtë ankesë në lidhje me një problem shqetësues që lidhet me sigurinë e fëmijëve pranë ambienteve arsimore.

Çdo ditë, pranë shkollës së djalit tim dhe kopshtit të vajzës sime, shumë automjete kalojnë në trotuar, duke rrezikuar seriozisht jetën dhe sigurinë e fëmijëve, prindërve dhe stafit. Trotuari, që duhet të jetë një hapësirë e sigurt për këmbësorët, po përdoret si rrugë alternative nga drejtues mjetesh që nuk respektojnë rregullat.

Kjo situatë krijon frikë dhe pasiguri të vazhdueshme, sidomos në oraret e hyrje-daljeve nga shkolla dhe kopshti. Është e papranueshme që fëmijët të ekspozohen ndaj rreziqeve të tilla në një ambient që duhet të jetë i mbrojtur.

Ju kërkoj me respekt: Vendosjen e masave të menjëhershme për ndalimin e qarkullimit të mjeteve në trotuar; Shtimin e kontrollit nga policia rrugore; Vendosjen e pengesave fizike (si shtylla ap barriera) për të parandaluar hyrjautomjeteve në trotuar; Vendosjen e sinjalistikës së qartë dhe dënimeve për shkelësit.

Besoj se siguria e fëmijëve duhet të jetë prioritet absolut dhe kërkoj ndërhyrjen tuaj për zgjidhjen sa më të shpejtë të këtij problemi. Behet fjal per shkollen. Dhora Leka dhe Kopshin Nr 64 Xixellonjat ke ish Fusha Aviacionit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit