Kryemadhi për Ilir Metën: Dukej si 30 vjeç! I shkëlqenin sytë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 06.05.2026, 13:08

Deklaratat e fundit të Monika Kryemadhit për ish-bashkëshortin e saj, Ilir Meta, kanë tërhequr vëmendje, sidomos pas paraqitjes së tij në seancën e fundit gjyqësore, ku u duk i lodhur dhe dukshëm i dobësuar.

Në një reagim të drejtpërdrejtë, Kryemadhi zgjodhi një ton pozitiv vlerësimi, duke deklaruar:

“Ka një posturë të jashtëzakonshme, si me qenë 30 vjeç. Ka bërë ushtrime barku dhe shpine. Ka ngrënë shëndetshëm. I shkëlqejnë sytë. Rrathët e syve i ka nga leximi i gjatë. Kam 0 komunikim, nuk pranon ai, ka mbaru dashuria, s’kam për çfarë ta shes në SPAK!”

Komentet e saj vijnë në një moment kur Meta u shfaq publikisht më i rraskapitur krahasuar me paraqitjet e mëparshme, me rënie në peshë dhe rrathë të theksuar poshtë syve, një ndryshim që nuk ka kaluar pa u vënë re.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit