“Aldi Bizgjoni shofer problematik, motra police dhe prindërit na kërcënojnë me çekiç”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 06.05.2026, 13:27

Protesta e banorëve të fshatit Arapaj në Durrës është kthyer në fokusin kryesor të zhvillimeve, ku dhjetëra qytetarë janë mbledhur për të kërkuar ndërhyrje urgjente nga autoritetet ndaj familjes Bizgjoni. Të revoltuar, burra dhe gra kanë dalë publikisht duke denoncuar me emër Aldi Bizgjoni dhe Sonila Bizgjoni, studente e Policisë si dhe prindërit e tyre, Vasil dhe Vera për situatën e tensionuar që sipas tyre po zgjat prej vitesh. Banorët shprehen se ndihen të pasigurt në shtëpitë e tyre dhe se protesta erdhi si reagim i drejtpërdrejtë pas ngjarjeve të fundit dhe mungesës së reagimit nga institucionet.

Sipas tyre, protesta është kulmi i një serie përplasjesh dhe denoncimesh të vazhdueshme që nuk kanë marrë zgjidhje. Ata pretendojnë se 22-vjeçari i familjes lëviz me shpejtësi të rrezikshme në rrugicat e lagjes, bën manovra të rrezikshme dhe provokon vazhdimisht konflikt me fqinjët. Dëshmitë e banorëve flasin për kërcënime verbale, bllokim rrugësh dhe madje edhe përballje me mjete të forta, ndërsa disa prej tyre deklarojnë se janë ndjerë të rrezikuar drejtpërdrejt në prani të fëmijëve.

Gjatë protestës, banorët kanë bërë apel të fortë ndaj Policisë së Shtetit dhe institucioneve përgjegjëse që të ndërhyjnë sa më parë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës. Ata theksojnë se pavarësisht denoncimeve të shumta ndër vite, nuk është marrë asnjë masë konkrete, çka i ka detyruar të dalin në protestë. Mes thirrjeve për siguri dhe drejtësi, banorët paralajmërojnë se do të vijojnë reagimin e tyre deri në zgjidhjen e situatës dhe rikthimin e qetësisë në komunitet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit