Një qytetare ka denoncuar një problem shqetësues në lagjen nr. 8 në Durrës, ku sipas saj, Policia Bashkiake ka prishur pengesat e betonit, masa e vendosura nga vetë banorët për të parandaluar lëvizjen me shpejtësi të lartë të automjeteve.
Sipas denoncimit, pas një ngjarjeje tragjike të ndodhur të dielën në zonën e ish-Kënetës ku dy fëmijë humbën jetën, banorët e zonës jetojnë me frikë për shkak të rrezikut që paraqet shpejtësia e lartë e makinave në këtë segment rrugor.
Ajo e cilëson situatën si alarmante dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet për të rikthyer sigurinë në komunitet pasi edhe pse rruga është për lagjen aty mjetet lëvizin me 80-100 km/orë.
Banorët apelojnë për masa konkrete që do të parandalojnë aksidentet dhe do të garantojnë qetësinë në zonë.
Denoncimi i qytetares:
Pershendetje si jeni! Policia bashkiake duke prishur masat qe moren banoret e zones per mos kalimin e shoejte te makinave situata alarmante ne lagjen nr8 durres mbas tragjedise qe ndodhi banoret jane te frikesuar nga shpejtesia e larte e makinave ne kete segment rruge
