Një paciente 66-vjeçare, e quajtur Servete Smoqi, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Durrësit dhe ka nevojë urgjente për dhurim gjaku të grupit A+.
Sipas familjarëve, ajo vuan nga anemia e rëndë dhe situata është kritike në luftë me jetën. Ata thonë se 66-vjeçarja nuk ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale, por gjendja e saj kërkon menjëherë gjak.
Të gjithë ata që kanë mundësi të dhurojnë gjak të grupit A+, janë të lutur të paraqiten sa më shpejt pranë spitalit të Durrësit.
Për më shumë informacion, kontaktoni: 069 444 0989
Apeli i familjareve:
Pershendetje ju lutem a ma publikoni kete sms kam nevoj per ndim jet a vdekje. Kam mamin ne spitalin e durrsit ka nevoj urgjent per gjak se per per jet a vdekje ju lutem kush mundet me shku me dhuru gjak A+ esht 66 vjeqe servete smoqi
Ju lutem sa me shpejt ju lutem ka nevoj per shum gjak 0694440989
Anemi e rende Jo sdo bej operim
Por ka ren ne anemi gjendje e rende