Ka ndryshime, këto janë çmimet e derivateve sot në Kosovë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 06.05.2026, 09:20

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë të ditur çmimet tavan për derivatet e naftës që do të jenë në fuqi gjatë ditës së sotme.

Sipas këtij vendimi, çmimi maksimal për naftën (dizel) është caktuar në 1.69 euro për litër, një cent më shtrenjtë se dje, ndërsa benzina do të tregtohet deri në 1.50 euro për litër.

Ndërkaq, çmimi i gazit është përcaktuar në 0.81 euro për litër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit