Pamje nga fundosja e anijes që ishte nisur nga Shqipëria drejt Ukrainës

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 06.05.2026, 09:18

Janë publikuar pamje nga fundosja e një anijeje mallrash në orët e para të mëngjesit në ujërat greke, në veri të ishullit Andros. Anija, e cila ishte nisur nga Shqipëria me destinacion Ukrainën dhe transportonte rreth 8 mijë tonë sodë, është përplasur me shkëmbinj në një zonë të rrezikshme bregdetare, duke pësuar dëmtime të rënda që çuan në mbytjen e saj.

Në bord ndodheshin 9 anëtarë ekuipazhi, 8 shtetas turq dhe 1 nga Azerbajxhani, të cilët u shpëtuan të gjithë në një operacion të koordinuar nga Roja Bregdetare Greke. Dy prej tyre u nxorën direkt nga deti nga një mjet patrullimi, ndërsa shtatë të tjerët u evakuuan nga një zonë shkëmbore e paarritshme në ishull, me ndihmën e mjeteve detare dhe ajrore.

Në operacionin e shpëtimit morën pjesë disa anije, përfshirë mjete patrullimi dhe një anije pasagjerësh, si dhe një helikopter i Forcave Ajrore. Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit detar, ndërsa pamjet nga vendngjarja tregojnë momentet e fundosjes së anijes që ishte nisur nga Shqipëria drejt Ukrainës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit