Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare Servet Pëllumbi

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 05.05.2026, 20:03

Ka ndërruar jetë sot ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi. I lindur në Korçë në vitin 1936, Pëllumbi u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare, duke lënë pas një karrierë të gjatë në politikë dhe akademi.

Gjatë periudhës 2002–2005, ai drejtoi Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa njihet si një nga figurat kryesore në reformimin e Partisë Socialiste pas viteve '90. Përveç angazhimit politik, ai ishte një profesor i njohur i filozofisë dhe autor i shumë botimeve shkencore.

Për kontributin e tij në jetën publike dhe shtetërore, Servet Pëllumbi ishte dekoruar me titullin "Nderi i Kombit". Homazhet në nderim të tij pritet të organizohen nga institucionet e larta të shtetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit