Vrasësit e dehur në timon nuk zënë mend, shoferi tapë transportonte fëmijët për shkollë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 05.05.2026, 16:40

Një rast i rëndë është regjistruar ditën e sotme në zonën e Belshit, ku një drejtues mjeti që transportonte nxënës është konstatuar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Sipas informacionit paraprak, ndërhyrja erdhi pas një telefonate të bërë nga një qytetar në sallën operative të Cërrikut.

Menjëherë, shërbimet e Postës së Policisë Belsh, në bashkëpunim me patrullën e Komisariatit Cërrik, organizuan kontrollin dhe bënë të mundur ndalimin e mjetit tip “Benz Sprinter” me targa AA198FR, që po qarkullonte në aksin Belsh–Gjolene.

Në drejtimin e mjetit ishte shtetasi Sazan Jashar Gjolena, 53 vjeç, banues në Gjolene, i cili transportonte 13 nxënës të gjimnazit “Sami Frashëri”.

Pas verifikimeve përkatëse, policia i nënshtroi drejtuesit të mjetit testit të alkoolit në dy prova, të cilat rezultuan përkatësisht 0.68 mg/l dhe 0.67 mg/l, duke konfirmuar se ai ishte në gjendje të dehur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit