Fëmijët e Nikoll Radaçit kanë reaguar pas arrestimit të tij, duke u distancuar nga veprimet e të atit dhe duke theksuar se nuk kanë pasur asnjë komunikim me të që prej ngjarjes së rëndë. Ata shprehen se janë tronditur kur e kanë mësuar lajmin dhe se e kanë ndjekur situatën vetëm përmes mediave, njësoj si gjithë opinioni publik.
Në reagimin e tyre, ata nënvizojnë se nuk po përpiqen të justifikojnë aktin, por kërkojnë që përgjegjësia të mbetet individuale. Sipas tyre, babait i është tërhequr vëmendja në shumë raste për sjelljen e tij, përfshirë edhe përdorimin e alkoolit dhe kujdesin gjatë drejtimit të mjetit, por ata nuk kanë pasur mundësi ta kontrollojnë vazhdimisht.
Fëmijët kërkojnë mirëkuptim nga publiku, duke theksuar se janë të goditur emocionalisht dhe se po përballen me pasoja që nuk varen prej tyre. Ata insistojnë që drejtësia të bëjë punën e saj dhe që babai i tyre të marrë dënimin e merituar, ndërsa vetë kërkojnë të mos fajësohen për një veprim që nuk e kanë kryer.