Berisha si avokat çiftesh: Meta s’ka përdorur kurrë karta krediti, Monika po!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 05.05.2026, 13:13

Sali Berisha sot u shfaq sërish në një rol të pazakontë politik, si një lloj avokati i çifteve që, në praktikë, janë të ndarë, por në debat publik vazhdojnë të përmenden bashkë. Në deklaratat e tij, ai u përpoq të mbrojë Ilir Metën duke e zhvendosur fokusin te çështja e kartave të kreditit dhe duke përfshirë edhe Monika Kryemadhin në të njëjtën narrativë.

Ironia qëndron në faktin se, pavarësisht ndarjeve politike dhe personale mes palëve, Berisha i trajton ato si një tërësi të pandarë, sikur çështja të ishte më shumë një histori e përbashkët sesa një hetim individual. Në këtë mënyrë, ai shfaqet si një “avokat i rastit” për një çift politik të ndarë, duke i bashkuar sërish në të njëjtën dosje publike, mes akuzave dhe kundërakuzave.

“Unë nuk bëj avokatin e Metës, por dërguan letërporosi në SHBA për të bërë hetim për karta krediti, pasi thonë që kanë përdorur ky (Meta) dhe Monika 2 karta krediti të kushëririt të saj. Ka dëshmitarë dhe fakte që Ilir Meta nuk ka përdorur kartë krediti kurrë, as në Shqipëri, as jashtë vendit. Ajo ka përdorur kartë të kushëririt të vet. Që e ka kushëri e ka ajo zonja. Mashtrojnë se kanë përdorur 2 karta”, deklaroi Berisha.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit