Të shtëna me armë në Elbasan, 56-vjeçari dyshohet se i dha fund jetës pranë Urës së Lizës

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 05.05.2026, 12:43

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Elbasan, ku janë raportuar të shtëna me armë zjarri pranë Urës së Lizës, në afërsi të një banese private. Si pasojë, një person rreth 56 vjeç ka humbur jetën në vendngjarje, duke shkaktuar alarm dhe shqetësim te banorët e zonës.

Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet se i ka dhënë fund jetës me armë zjarri. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se akti mund të jetë kryer në kushte të rënduara psikologjike, megjithatë këto mbeten ende në fazën e verifikimit nga autoritetet.

Menjëherë pas raportimit për të shtënat, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur procedurat për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Paraprakisht nuk dyshohet për përfshirjen e personave të tjerë, ndërsa po merren në pyetje persona që mund të kenë dijeni për rrethanat.

Autoritetet vijojnë hetimet për të hedhur dritë mbi shkaqet që çuan në këtë akt të rëndë, ndërsa pritet një reagim zyrtar për detaje të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit