Ngjarja e publikuar së fundmi në rrjetet sociale që tregon dhunimin barbar të një qytetari në zonën e Golemit, Kavajë, ka marrë një tjetër rrjedhë.
Pasi dy persona sulmuan brutalisht Rexhep Ademin që prej disa javësh protestonte i vetëm për mbrojtjen e tokës së tij, duke denoncuar se prona po i merrej padrejtësisht dhe se në të po ndërtohej një resort, dhuna ka kaluar në një tjetër nivel sipas palës tjetër të përfshirë në këtë konflikt që s’dihet si do përfundojë nëse shteti s’reagon në kohë.
Këtë herë avokati Arben Llangozi ka denoncuar publikisht dhunën e ushtruar ndaj të moshuarës Ishe Ademi nga dy biznesmenë dhe më pas edhe nga efektivë të policisë, në kuadër të këtij konflikti të tejzgjatur për pronësinë e tokës pasi çifti kundërshton ndërtimet në pronën e tyre, duke refuzuar t’u japin leje personave në fjalë.
Nga ana tjetër, përfaqësues të subjektit privat që po zhvillon punimet në zonë pretendojnë se e moshuara ka qenë e përfshirë në një përplasje me punonjës të pranishëm në vendngjarje dhe ekzistojnë edhe pamje filmike që dokumentojnë veprimet e ndodhura në terren dhe rrethanat e incidentit.
Në një reagim për redaksinë tonë, subjekti sqaron se bëhet fjalë për një situatë të përsëritur pranë ambientit të tyre të punës, ku, sipas tyre, janë krijuar vazhdimisht probleme dhe pengesa ndaj aktivitetit të biznesit, përfshirë edhe tentativa për dëmtim prone dhe situata konfliktuale. Ata disponojnë edhe pamjet e incidentit ku e moshuara spërkatet me lëndë djegëse (benzinë) ambientin e zyrës së shitjes. Ata shtojnë se, pas këtij incidenti, është kërkuar shoqërimi i saj nga punonjësit e policisë për sqarime, por ajo ka kundërshtuar urdhrat e tyre dhe ka refuzuar bashkëpunimin, duke sjellë sipas tyre edhe përplasje në vendngjarje.
Subjekti thekson se ka vënë në dispozicion të organeve kompetente pamjet filmike dhe ka depozituar kallëzim pranë Policisë së Kavajës, duke e konsideruar rastin si të përsëritur dhe problematik për mbarëvajtjen e punimeve.
Sipas tyre, dy punonjës të angazhuar si nënkontraktorë kanë raportuar gjithashtu kërcënime dhe dëmtime të mjeteve të punës në raste të mëparshme, ndërsa theksohet se punimet po zhvillohen në bazë të një leje ndërtimi të rregullt, e afishuar në kantier, dhe se trualli nuk është në pronësi të palëve që kundërshtojnë aktivitetin.
Reagimi i plotë:
Pershendetje Joq, Ju drejtohem për të sjellë në vëmendje një situatë të përsëritur në ambientet e një biznesi/zyre për shitje, ku persona të ndryshëm kanë tentuar të dëmtojnë pronën dhe të krijojnë situata të qëllimshme problematike.
Nga sa rezulton, në disa raste janë krijuar edhe skena që japin përshtypjen sikur ndaj tyre është ushtruar dhunë, duke u paraqitur më pas në rolin e viktimës, gjë që nuk paraqitet në këtë mënyrë sipas materialeve që disponojmë.
Mund te klikoni ne fb emrin Avokat Arben Llangozi( do provoj tua bashkangjis edhe ketu) Sqarim: ne video jan dy pjese te montuara kunm ne pjesen e pare esht dhunuar nje qytetar nga 2 shtetas te cilet jan arrestuar e proceduar nga policia dhe video e dyte esht daten e sotme ne daten 04.05.2026 rreth ores 11:25 ku zonja ka sperkatur me hidrokarbur (benzine) subjektin ne te cilen zyra e shitjes se kompanise dhe mbas kesaj ngjarje zonja esht kerkuar te shoqerohet ne Komis e Policise per te dhene shojegime por ka kundershtuar me force urdhrin e punonjesve te policise madje ka kafshuar njerin nga policet disponojme vjdeon kur shifet qarte zonja duke sperkatur ambjentin e shitjes zyre
Ne si firme kemi bere kallezim ne policine Kavaje pasi esht rast i perseritur dhe kjo familje bashke mekete zonje nuk na lene te qete dhe na ushtron presion qe ju djeg me benzine dhe ju vras kemi dhe video te tjera qe juvejm ne dispozicion.
Dy djemte meren me eskavatore dhe punojne si nenkontraktorw dhe jan kercenuar nga djali i zonjes se i ka thyer xhamat dhe do i djegi mjetet. Cifti i te moshuarve jane komshinje, dhe nuk kan asnje konflikt tjeter. Thjesht nuk lejojne puntoret te bejne punen e tyre dhe na kercenojne e bejne veprimet dhunuese qe ju kam derguar, si shkaterrimi dhe tentimi per venjen e zjarrit . Theksoj qe cdo punim qe po kryhet , eshte ne perputhje me ligjin.
Truallo nuk esht ne pronesi te tyre aspak, Leja e ndertimit esht dhene dhe esht e afishuar ne tabele