Konflikt për pronën, qytetari dhunohet barbarisht nga dy persona në Kavajë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.05.2026, 11:41

Një video virale e cila po bën xhiron e rrjeteve sociale ka shkaktuar reagime të forta dhe indinjatë në publik pasi pamjet e rënda tregojnë dhunimin e një qytetari nga dy persona.

JOQ ALBANIA ka mësuar se personi në fjalë është Rexhep Ademi nga Golemi i Kavajës, i cili është sulmuar brutalisht nga dy persona brenda pronës së tij në zonën e Golemit, në Kavajë, ngjarje e ndodhur në dhjetor 2025.

Sipas informacioneve të siguruara, Ademi kishte disa javë që protestonte i vetëm për mbrojtjen e tokës së tij, duke denoncuar se prona po i merrej padrejtësisht dhe se në të po ndërtohej një resort. Ditën e ngjarjes, ai ka shkuar në truallin e tij, ku dyshohet se është dhunuar me grushte dhe shkelma nga persona të lidhur me interesat e ndërtimit.

Por edhe pse i dhunuar për pronën e tij, Rexhep Ademi nuk u dorëzua dhe në fund të vitit të kaluar nisi një grevë urie përpara SPAK, duke kërkuar drejtësi për vrasjen e familjarëve të tij dhe për çështjen e pronës familjare.

Në një intervistë eskluzive për TVA News, ai u shpreh se nuk do të largohet deri në vetëflijim nëse nuk ka reagim nga institucionet, ndërsa mbante me vete pankarta me fotot e të afërmve të ndjerë.

Ademi pretendon se ngjarje të rënda ndaj familjes së tij janë trajtuar gabim dhe se bëhet fjalë për krime të lidhura me konflikt pronash. Sipas tij, ka pasur edhe tjetërsim dhe manipulim të dokumenteve të pronës, ndërsa akuzonte disa persona dhe institucione lokale për këto veprime.

Ai deklaronte se e ka humbur besimin te institucionet prandaj i kërkonte SPAK të ndërhynte dhe të hetonte rastin sa më parë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit