Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për Nikoll Radaçin, personin e dyshuar si autor i aksidentit tragjik të ndodhur në Durrës, ngjarje që ka tronditur opinionin publik.
Sipas burimeve gjyqësore, familjarët e të ndaluarit kanë refuzuar të angazhojnë një mbrojtës privat për çështjen, duke bërë që atij t’i caktohet një avokat kryesisht nga shteti për ta përfaqësuar në proces.
Hetimet për aksidentin vijojnë, ndërsa autoritetet po punojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe përgjegjësitë e ngjarjes së rëndë.