SI SOT/ 5 Maji, Shqipëria nderon dëshmorët dhe kujton sakrificën për liri

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 05.05.2026, 10:53

Sot, Shqipëria dhe trevat shqiptare përkujtojnë Ditën e Dëshmorëve, në nderim të të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e atdheut. Kjo datë lidhet me rënien e Qemal Stafa më 5 maj 1942, figurë simbol e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Krahas tij, historia njeh edhe emra të shquar si Vojo Kushi, Margarita Tutulani, Bule Naipi dhe shumë të tjerë që u flijuan për liri.

Në përkujtim përfshihen edhe dëshmorë nga periudha të ndryshme historike dhe troje shqiptare, përfshirë luftëtarë të rënë në Kosovë dhe më gjerë, si Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Agim Ramadani dhe shumë figura të tjera që simbolizojnë qëndresën dhe sakrificën për liri.

Në këtë ditë zhvillohen homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe aktivitete përkujtimore në të gjithë vendin, ku marrin pjesë drejtues të shtetit dhe qytetarë. Edhe pse jo të gjithë mund të përmenden me emër, nderimi shtrihet për secilin prej tyre, duke ruajtur gjallë kujtimin dhe heroizmin e brezave që sakrifikuan jetën për atdheun.

Në kohën e komunizmit, 5 Maji u kthye në një traditë të përvitshme me homazhe dhe aktivitete përkujtimore në të gjithë vendin. U ndërtuan varreza dëshmorësh në çdo qytet, ndërsa zona si Peza dhe Kuçi i Kurveleshit morën një rëndësi të veçantë simbolike. Edhe sot, në këtë ditë zhvillohen homazhe nga krerët e shtetit dhe qytetarët, në nderim të atyre që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit