U plagos me thikë, ndërron jetë në spital i riu në Gjakovë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 05.05.2026, 10:24

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Gjakovës, ku një i ri ka humbur jetën si pasojë e një sulmi me thikë. Viktima është identifikuar si Rexhë Brahimaj, i cili mbeti i plagosur rëndë gjatë incidentit dhe u transportua me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë, i riu nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital. Rasti ka shkaktuar tronditje të madhe në komunitetin lokal, ndërsa familjarë dhe qytetarë janë shprehur të shqetësuar për sigurinë.

Sipas informacioneve paraprake, autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ndodhet ende në arrati. Autoritetet policore kanë nisur hetimet intensive për kapjen e tij dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në këtë akt tragjik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit