Kontrolle intensive në burgje, zbulohen disa celularë në Fushë-Krujë e Peqin

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.05.2026, 09:55

Kontrollet e papritura dhe të shtuara në institucionet e vuajtjes së dënimit kanë nxjerrë në pah raste të reja të posedimit të sendeve të ndaluara, kryesisht telefona celularë.

Në burgun e Fushë Krujës, gjatë një kontrolli në ambientet e jashtme, janë zbuluar dhe sekuestruar tre telefona celularë. Po ashtu, në IEVP Peqin, pas sigurimit të informacioneve operative, policia ka zhvilluar një tjetër kontroll, ku është gjetur dhe konfiskuar edhe një telefon celular.

Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë së Burgjeve, në të dyja rastet janë ndërmarrë menjëherë veprimet procedurale përkatëse dhe është njoftuar Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm për vijimin e hetimeve.

Autoritetet bëjnë të ditur se kontrollet do të vazhdojnë në mënyrë të pandërprerë, duke zbatuar një qasje të “tolerancës zero” ndaj çdo shkeljeje, me qëllim forcimin e sigurisë dhe ruajtjen e rendit në institucionet penitenciare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit