Shqiptarja Murati mes yjeve, merr pjesë në Met Gala

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 05.05.2026, 09:57

Mira Murati ishte ndër figurat që tërhoqi vëmendje në mbrëmjen më të madhe të modës, Met Gala, një nga ngjarjet më prestigjioze që mbledh çdo vit emra të njohur nga arti, teknologjia dhe showbiz-i. Themeluesja e Thinking Machines dhe ish-drejtoresha e teknologjisë në OpenAI mori pjesë në edicionin e këtij viti, i cili u zhvillua nën temën “Arti i Kostumit”.

Në tapetin e kuq, Murati u shfaq me një fustan elegant të zi, të zbukuruar me gurë të verdhë që i jepnin një shkëlqim të veçantë paraqitjes së saj. Fustani kishte një dekolte të hapur në formë V, duke kombinuar elementë klasikë me një stil modern, çka e bëri atë një nga paraqitjet më të komentuara të mbrëmjes.

Kjo nuk është hera e parë që ajo merr pjesë në këtë event të rëndësishëm. Në vitin 2024, Murati u shfaq me një fustan nga arkivat e Christian Dior, i vitit 1951, duke reflektuar një stil të sofistikuar dhe një vlerësim për historinë e modës. Pjesëmarrja e saj e vazhdueshme në Met Gala tregon ndikimin e saj në rritje edhe përtej botës së teknologjisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit