Thaçi: “Faji” im i vetëm është – pse jam gjallë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 05.05.2026, 08:45

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në një intervistë u është përgjigjur pyetjeve të gazetarit Blendi Fevziu me shkrim.

I ndodhur në masa të rrepta sigurie, ish-kreu i UÇK flet për luftën në Kosovë, postet e tij drejtuese, si edhe për procesin gjyqësor.

“Në qershor 1999, lufta përfundoi. I takoi botës së shqiptarëve të mbijetuar. Sot “faji” im i vetëm është – pse jam gjallë. Nuk i takoj kategorisë së njerëzve që thonë se burgu është për burra, kjo shprehje më duket bezdisëse. Nuk jam altruist as asket. E kam bërë jetën, nuk jam fshehur prej saj. E kam ndjekur ritmin e maratonës. Rruga ime nuk ishte as fat e as rastësi, është qëllim që buron nga thellësia e botës sime, është e prekshme dhe transparente. Qysh herët e kisha vendosur gjithë qenien time në funksion” të idesë së lirisë”, deklaroi Thaçi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit