Një incident ajror ka përfshirë avionin që transportonte kryeministrin e Spanjës, Pedro Sánchez, i cili është detyruar të bëjë një ulje emergjente në Turqi për shkak të një problemi teknik.
Sipas njoftimit zyrtar nga qeveria në Madrid, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, teksa delegacioni spanjoll ishte në udhëtim drejt Armenisë, ku Sánchez pritej të merrte pjesë në një takim të Komuniteti Politik Europian.
Pas shfaqjes së defektit teknik, avioni ka devijuar itinerarin dhe ka kryer një ulje të detyruar në Ankara, ku delegacioni qëndroi gjatë natës.
Autoritetet spanjolle kanë konfirmuar se situata është menaxhuar në mënyrë të sigurt dhe nuk raportohet për persona të lënduar.
Megjithatë, incidenti ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, duke qenë se përfshin një nga liderët kryesorë të Europës.
Ndërkohë, pritet që pas verifikimeve teknike, delegacioni të vijojë normalisht axhendën e planifikuar në Armeni, ku liderët europianë do të diskutojnë çështje të rëndësishme politike dhe të sigurisë në rajon.