Dëshmia rrëqethëse e nënës së 12-vjeçarit: “Nuk e njohëm nga koka, shtëpia u mbush me gjak si det”

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 04.05.2026, 21:22

Një ditë pas aksidentit tragjik në Durrës që i mori jetën të miturit Ena Muçaj, nëna e tij ka rrëfyer mes dhimbjes së papërshkrueshme momentet e tmerrit që pasuan ngjarjen.

Në një prononcim të dhënë menjëherë pas përcjelljes së djalit për në banesën e fundit, ajo tregoi se skena ka qenë aq makabre, saqë familjarët e patën të pamundur ta identifikonin fillimisht trupin e pajetë.

Sipas rrëfimit të saj, e para që mbërriti në vendngjarje ishte motra e Eneas, e cila kishte parë gjithë aksidentin. Vajza ishte tmerruar dhe nuk kishte arritur ta njihte të vëllain për shkak të dëmtimeve të rënda në kokë dhe gjakut të shumtë që mbulonte trupin e tij.

Nëna tregoi me detaje rrëqethëse momentin kur e mori djalin në krahë: "E kam marrë djalin në krahë, i kullonte gjaku si det, u mbush shtëpia me gjakun e djalit. Më ishte bërë djali copë-copë, e njoha vetëm nga kraharori."

Mes lotëve, ajo kujtoi edhe bisedat e fundit me 12-vjeçarin, i cili pavarësisht vështirësive dhe terapive që ndiqte çdo ditë, i jepte kurajë duke i thënë se do të bëhej mirë. Kjo dëshmi e fortë shton edhe më shumë dhimbjen për një tragjedi që ka lënë pas një familje të shkatërruar dhe një komunitet të tërë në zi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit