Makina hyn mes turmës në Gjermani, raportohet për disa të vdekur

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 04.05.2026, 18:17

Një incident i rëndë ka tronditur qendrën e Lajpcigut pasditen e së hënës, kur një automjet hyri mes kalimtarëve në një prej zonave më të frekuentuara të qytetit, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur.

Sipas raportimeve të mediave gjermane, nga përplasja në rrugën Grimmaische Straße humbën jetën të paktën dy persona, ndërsa tetë të tjerë mbetën të lënduar. Ende nuk ka një pasqyrë të qartë mbi rrethanat e ngjarjes.

Forcat e policisë kanë ndërmarrë një operacion të gjerë në zonë dhe konfirmojnë se automjeti ka përplasur drejtpërdrejt turmën e këmbësorëve. Një përfaqësues i policisë, në një prononcim për MDR Sachsen, u shpreh se ka disa të plagosur, pa dhënë detaje të mëtejshme për gjendjen e tyre apo për shkaqet e incidentit.

Në vendngjarje u dërguan rreth dhjetë autoambulanca për t’i ardhur në ndihmë të lënduarve, ndërsa bizneset përreth u mbyllën menjëherë për arsye sigurie, sipas raportimeve të Bild.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një aksident apo për një akt të qëllimshëm, ndërkohë që zona mbetet e rrethuar nga forcat e sigurisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit