Të sapo dalë nga shkolla, të miturit lëvizin me skutera në Unazën e Madhe

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.05.2026, 15:32

Një qytetar ka dërguar një denoncim pranë redaksisë, duke ngritur shqetësimin për sigurinë rrugore, kryesisht të fëmijëve.

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur një ditë më parë në Durrës, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër u plagos rëndë, raste të tilla të rrezikshme evidentohen kudo.

Ditën e sotme, teksa lëvizte me makinë, qytetari ka parë tre të mitur që lëviznin me monopatina dhe skutera në Unazën e Madhe pranë Paskuqanit, menjëherë pasi kishin dalë nga gjimnazi.

Ai thekson rrezikun që paraqet kjo sjellje në një aks me qarkullim të dendur automjetesh dhe mbi të gjitha shpejtësi, duke apeluar për më shumë kujdes nga prindërit dhe ndërhyrje nga autoritetet për të parandaluar ngjarje të mundshme.

Denoncimi i qytetarit:

pershendetje joq edhe pse vijme nga nje trishtim i djeshem ne durres shikoje sot ne autostraden e paskuqanit. 3 kalamaj me monopatina sapo kane dale nga gjimnazi

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit