Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 04.05.2026, 15:17
Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e sotme në aksin rrugor Dimal–Berat, ku si pasojë ka humbur jetën një 54-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:25, në afërsi të fshatit Otllak. Sipas të dhënave paraprake, një motor me drejtues 45-vjeçar është përplasur me një automjet tip BMW, që drejtohej nga një 34-vjeçare. Përplasja ka qenë e fortë, duke bërë që pasagjeri i motorit të hidhet në rrugë dhe të pësojë plagë fatale.
Viktima është identifikuar si shtetasi Adrian Azemi, 54 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e goditjeve të marra.
Ndërkohë, drejtuesi i motorit, Alban Gajda, 45 vjeç, ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit. Burime spitalore bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e aksidentit ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e sakta të ngjarjes.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR