“Anulova udhëtimin Valbonë-Koman brenda afatit 24 orësh, agjencia s’ktheu përgjigje e as zgjidhje”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.05.2026, 12:27

Një qytetar ka denoncuar një agjenci udhëtimesh në vendin tonë me emrin “Beautiful Albania”, duke pretenduar se nuk i është kthyer pagesa e bërë për një rezervim të anuluar.

Sipas qytetarit, pagesa është kryer online përmes bankës për një udhëtim në itinerarin Valbonë–Koman, me vlerë 7,900 lekë për person. Ai shpjegon se rezervimi ishte bërë në orët e vona të mbrëmjes dhe udhëtimi ishte planifikuar të zhvillohej dy ditë më pas, në mëngjesin e së premtes së 1 majit.

Qytetari pretendon se është përpjekur ta anulojë udhëtimin brenda afatit të përcaktuar nga agjencia (24 orë para nisjes), duke njoftuar në mbrëmje rreth orës 22:00, por sipas tij, askush nuk i ka kthyer përgjigje edhe pse ishin ‘online’ dhe më pas është informuar se anulimi nuk merret në konsideratë pasi “nuk llogaritet si ditë e plotë”.

Ai thotë se ka kërkuar shtyrje të udhëtimit ose kompensim të pagesës për shkak të një fatkeqësie familjare, por nuk ka marrë zgjidhje. Sipas tij, fillimisht i është premtuar se do të kontaktohej hoteli për mundësinë e rimbursimit të pjesshëm, por më pas komunikimi është ndërprerë.

Qytetari shton se, pavarësisht komunikimeve të përsëritura me agjencinë, i është komunikuar se pagesat nuk kthehen pasi ai ka denoncuar rastin në redaksinë tonë.

Denoncimi i qytetarit:

Si jeni? Te lutem dua qe te bej denoncim per nje agenci udhetimesh tokesore (beautiful albania). Nuk m kthejn leket qe i bera pagese me banke. Une jam brenda regullave qe ato m kan nisur me shkrim qe duhet 24 ore para Dhe une i shkruajta qe me ka ndodh nje fatkeqesi Mund ta shty dite tjeter Ose te kompesohet cmimi

Foli dhe nusja ne Instagram qe bem rezervimin deri ne 12 te naten, por ama kur ne i shkruajtem per anullimin ne oren 10 te nates na tha nuk quhet ajo dite, sme duket aspak normale se di je online gjate gjithe kohes,app per anullime se merrni ne konsiderat shume jo te rregullt

Mi pan 2 mzg e para Tani nuk kthejn pergjigje. Ne cel fola mbreme me than nuk mundemi ti kthejme pse i thash se nuk ke njoftu 24 ore para po te kam njoftuar i thash une po jo nuk quhet nqs m shkruan ne oren 10 te nates m than

Une i kam shkruar te merkuren ne oren 10 te nates Bera dhe rezervimin po ne 10 te nates Udhetimi ishte te premten ne mengjes dmth. Nuk pata mundesi te shkoj ne zyre sepse jam me njerzit qe m vijne per qok duhet te jem me patjeter aty

U shkruajta prap mbreme se me thane ne fillim do komunikojme me me hotelin, nese ata mund te na kthejne nje pjese te pageses do me njoftonin. Por sme kthyen pergjigje tani qe u thash se kam bere denoncim ne JOQ thone se pagesat e kryera nuk kthehen ne rast anullimi do mund tju mundesohej qe nje pjese te pageses ta perdorinit ne nje moment tjeter, por une kam bere denoncim ata thone vazhdoni

Destinacioni ka qene Valbone-Koman 7900 leke per person

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit